Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Një studim i ri ka zbuluar një formulë të thjeshtë dhe efikase për të rritur produktivitetin gjatë ditës së punës. Përkundër asaj që shumë mund të mendojnë, pushimet e shkurtra prej 5-10 minutash nuk janë të mjaftueshme për të rikarikuar mendjen tuaj. Në fakt, këto pushime të shpejta nuk ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit dhe mund të kenë efektin e kundërt, duke rritur lodhjen dhe zvogëluar fokusin. Formula ideale për produktivitet është 52 minuta punë të përqendruar, pasuar nga 17 minuta pushim. Ky interval i kombinuar ndihmon trurin të rikarikohet pa humbur fokusin. Pushimi i plotë 17 minutësh i jep mundësinë trurit të rifreskohet dhe të kthehet me energji për një periudhë tjetër të përqendruar pune. Mirëpo të gjithë ju duhet të keni parasysh se...