Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

Gati 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një raporti të publikuar të premten nga grupi më i madh i viktimave të abuzimit në Kishë, Rete l’Abuso. Kjo shifër jozyrtare ka ripërtërirë presionin mbi peshkopët italianë për t’u përballur me një krizë që prej vitesh ka tronditur besimin më të madh të krishterë në botë. Numri bazohet në rrëfimet e viktimave, të dhëna gjyqësore dhe raste të raportuara nga mediat, bëri të ditur themeluesi i shoqatës, Francesco Zanardi. Rete l’Abuso nuk specifikoi periudhën e saktë kur kanë ndodhur rastet e dyshuara të abuzimit. Konferenca e Peshkopëve Italianë (CEI), e cila u kritikua javën e kaluar nga Komisioni i Vatikanit për Mbrojtjen e Fëmijëve, nuk...