Kushtetuesja, që shkel vetë dhunshëm Kushtetutën, nuk i duhet më as dreqit!

Kushtetuesja, që shkel vetë dhunshëm Kushtetutën, nuk i duhet më as dreqit!

Nga Petrit Vasili Gjykata Kushtetuese, me një vendim të ngjashëm me një pazar dhish dhe delesh të ca batakçinjve dhe hajdutëve fshati, asgjësoi mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja. Kushtetuta u shkel për faqe të zezë dhe Gjykata Kushtetuese bëri zero nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës. U shkel haptas Opinioni i Venecias Nr. 978/2020 CDL-AD(2020)010, që i jepte përgjigje asgjësuese kësaj çështjeje të shpikur dhe orkestruar nga duar korporatiste mafioze, ndërsa Venecia nuk është si kjo Gjykatë Kushtetuese batakçinjsh. U shkel dhunshëm Vendimi Nr. 24 i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese, që interpretonte në mënyrë asgjësuese pikërisht këtë situatë. U përdor një ligj ku neni përkatës ka vdekur që në vitin 2022 për formulën e rrotacionit. E pra, një Gjykatë Kushtetuese e...