PROTESTA
TIRANË-Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, përpos protestave para institucioneve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi situata është bërë e padurueshme. Ata bëjnë apel për dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.
Naftëtarët kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese./ZËRI
download 19
640 0 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at175143 194
640 0 1761322010×1761321436 whatsappimage20251024at175144 265
0 450 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at1751441 130
