Tragjedia/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja nga Maliqi, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

Tragjedia/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja nga Maliqi, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq. Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari. Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën. 6-vjeçarja ka të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dergua në QSUT në Tiranë. E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe e intubuar në reanimacion. Maliqi u trondit nga ngjarja...