E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

Në Rubik, ura që dikur bashkonte komunitete, sot ndan jetën nga rreziku. Çdo ditë, banorët kalojnë mbi një strukturë të rrënuar që mund të shembet mbi lumin Fan në çdo moment. Gropat, dëmtimet dhe kamionët e rëndë që kalojnë mbi të e kanë kthyer urën në simbol të neglizhencës institucionale. Ndërsa autoritetet premtojnë rikonstruksion me fondet e Bankës Botërore, qytetarët presin me frikë, duke kaluar mbi një urë që s’mban më as peshën e vet. E ndërtuar mes viteve 1986–1987, Ura e Rubikut në Mirditë është shndërruar sot në një rrezik të përditshëm për dhjetëra qytetarë që kalojnë mbi të për të hyrë në qytezën e tyre. Dikur simbol i lidhjes mes fshatrave dhe qytetit, sot ajo është kthyer në një kërcënim real për jetën...