Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të Kosovës në seancën e së dielës, atëherë ajo do të ftojë partitë për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e nevojshme. “Nëse s’ka marrëveshje, atëherë si presidente do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën”, tha Osmani në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën shqipe. Në orën 10:00 të së dielës është thirrur seanca me pikën e vetme të rendit të ditës: zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës. Osmani e ka mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, është...