Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Samiti me liderët europianë, Starmer paralajmëron masa të reja: Do “zhduk” naftën dhe gazin rus
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer, ka deklaruar se do të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën. Gjatë samitit me udhëheqësit europianë, në të cilën pjesëmarrës është edhe presidenti ukrainas, Volodymyur Zelensky, ai shtoi se do të heqë naftën dhe gazin rus nga tregu global. “Ne po forcojmë mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë asaj raketa shtesë për të forcuar mbrojtjen gjatë dimrit”, deklaroi Starmer. Starmer deklaroi se do të vazhdojë presionin ushtarak mbi presidentin rus Vladimir Putin, derisa ky i fundit të bie dakord për t’i dhënë fund luftës. “E ardhmja e Ukrainës është e ardhmja jonë, ne jemi të vendosur të veprojmë tani për të rritur presionin mbi Putinin dhe më në fund ta...