Eurodeputeti bullgar Andrei Kova-çeviç, që drejton dhe komisionin parlamentar në BE për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, u shpreh me nota opitmiste për integrimin e vendit në BE-së, në një kohë më të afërt.
“Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të integrimit dhe të procesit të negociatave me Bashkimin Europian. Shpresa jonë është që në vitet e ardhshme të mund t’u themi mirëseardhjen si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që ndër to të jetë edhe Shqipëria.”
Kovacevic foli dhe për përparim në tërësi të vendeve të rajnit, ndërsa shtoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë. Kufijt sipas tij duhet të jenë simbolikë.
“Ballkani duhet ta kapërcejë atë që ndoshta në të kaluarën na ka ndarë dhe sot të investojmë vetëm në marrëdhënie të mira fqinjësore, në lidhje infrastrukturore, ekonomike, tregtare e financiare, në lidhjet mes njerëzve. Të ketë më shumë vizita ndërmjet vendeve të ndryshme të Ballkanit, të rinjtë të kenë mundësinë të arsimohen aty ku dëshirojnë, ndërsa kufijtë të jenë simbolikë, ashtu siç ndodh në vendet e tjera, përfshirë edhe vetë Bullgarinë, e cila tashmë është pjesë e kësaj pjese të zonës Shengen.”
Kur flitet për të ardhmen e rajonit, ai u shpreh dhe rreth konfiktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin.
“Në Maqedoninë e Veriut ndiqen edhe mediat shqiptare. I bëj apel mikut tim, Hristijan Mickoski, që pas fitores elektorale dhe pas përfundimit të raundit të dytë për partinë e tij, të lërë pas disa nga parullat e vjetra dhe sa më shpejt të nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ne do t’i mbështesim dhe dëshirojmë anëtarësimin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe të Shqipërisë, por çdo vend vlerësohet veçmas, në bazë të përparimit të tij.”
Këto deklarata eurodeputeti bullgar i shprehu nga Pusteci, ku ishte me me një ekip mjekësh nga Bullgaria.
Eurodeputeti bullgar: Mirëseardhja e Shqipërisë në BE mund të ndodhë shumë shpejt
