Përdhunoi dhe vrau 12-vjeçaren në Francë, burg përjetë për autoren/ Për herë të parë autoritetet franceze marrin këtë vendim për një grua

Përdhunoi dhe vrau 12-vjeçaren në Francë, burg përjetë për autoren/ Për herë të parë autoritetet franceze marrin këtë vendim për një grua

Tashmë është marrë vendimi për autoren e përdhunimit dhe vrasjes së një 12-vjeçareje në Paris, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Ky është rasti i parë në Francë ku një grua merr këtë dënim. Lola Davied u vra në tetor të vitit 2022, dhe trupi i saj u gjet në një bagazh pranë shtëpisë së saj. Benkired, një emigrante nga Algjeria, kishte marrë urdhër për t’u larguar nga Franca. Rasti ka nxitur reagime të forta nga politikanët e krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë, të cilët e kanë përdorur çështjen për qëllime politike. Ndërkohë më parë, këtë dënim e kanë marrë vetëm figura të njohura, si vrasësi serial Michel Fourniret dhe xhihadisti Salah Abdeslam, pjesëmarrës në sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015,...