Ndërsa të hënën duhet të ishte në SPAK për tu njohur me akuzën, Belinda balluku konfirmoi denoncimin e Gazmend Bardhit, se ka udhëtuar jashtë vendit për të shmangur paraqitjen. Pak pas publikimit të lajmit se duhet të shkojë në SPAK me avokat, balluku ka publikuar një video nga një tren në Zvicër, ku sipas saj ndodhet në një vizitë zyrtare.
Syri TV
Ndërsa nga SPAK u raportua se ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është dërguar fletëthirrje për tu paraqitur ditën e hënë para prokurorit, dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi denoncoi se ka sajuar udhëtim jashtë vendit për të shmangur paraqitjen, duket se konfirmimi ka ardhur nga vetë zëvendëskryeministrja. Pasditen e të premtes, Belinda Baulluku ka postuar një video nga një tren, duke pohuar se ndodhet në Zvicër për një vizitë zyrtare.
Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor,duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.
Më herët, burime nga Prokuroria e Posaçme u informua se ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut është ngritur akuzë dhe pritet që ditën e hënë do të merret e pandehur, për përfshirje në afera korruptive. Por ende pa u bërë lajmi publik, ishte Gazmend Bardhi që denoncoi se kryeministri Edi Rama kishte bërë presione ndaj SPAK për të mos e thirrur Ballukun, ndërsa kjo e fundit kishte sajuar udhëtim jashtë vendit. Duket se i pazakontë është edhe ky udhëtim, kur nga çarterat privatë, eksponentët e lartë të qeverisë, zgjedhin që të udhëtojnë me tren, qe me sa duket stacioni i fundit do të jetë në SPAK.
