Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet Edmond Musa

Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet Edmond Musa

FOTO ILUSTRUESE GREQI-Policia shqiptare dhe ajo greke kanë zhvilluar një operacion, ku pas një sinjali 'SOS' nga një gomone në brigjet e vendit fqinj, u vendos në pranga Edmond Musa. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Pas sinjalit të lëshuar nga skafisti, Policia greke gjeti gomonen gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, Edmond Musa. Gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes. Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi, raportojnë mediat greke. Musa i njohur edhe si “Çimoni”, është person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike....