Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sinjali “SOS” që tradhtoi trafikantin – Gomonia e “Çimonit” kapet me drogë në Greqi
Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës, ku burime për mediat bëjnë me dije se kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës. Raportohet se autoritetet greke kanë gjetur në vendin e ngjarjes një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është një 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar...