Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet tregtare me SHBA-në, Kanadaja: Do të rifillojmë kur amerikanët të jenë gati
Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se Kanadaja është e gatshme të rifillojë bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara “kur amerikanët të jenë gati”. Në një deklaratë, Carney theksoi se vendi i tij ka arritur “shumë përparim” në bisedimet tregtare me SHBA-në, por gjithashtu po punon për zhvillimin e partneriteteve të reja me vende të tjera, përfshirë ato në Azi. Ai bëri këto komente ndërsa po udhëtonte për në samitin e ASEAN-it në Kuala Lumpur, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Donald Trump. Përplasja mes dy vendeve ka shpërthyer pas një reklame të sponsorizuar nga provinca e Ontarios, e cila përdor fjalët e ish-Presidentit Ronald Reagan për të kritikuar tarifat e larta që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë. Presidenti Trump ka reaguar ashpër ndaj reklamës,...