Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

Policia në Bavari ka sekuestruar dhjetëra vepra arti të falsifikuara, që mbajnë firmat e Pablo Picasso-s, Rembrandt-it dhe Frida Kahlo-s, gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn. Sipas autoriteteve bavareze, personi i dyshuar kryesor është një 77-vjeçar gjerman, i cili akuzohet për mashtrim, së bashku me 10 bashkëpunëtorë të tjerë. Njëri prej tyre, një 74-vjeçar gjerman, kishte përgatitur raporte ekspertësh të falsifikuara për të konfirmuar “autenticitetin” e veprave të rreme. Të dy janë liruar me kusht. Hetimi nisi pasi i dyshuari kryesor tentoi të shiste dy piktura të prezantuara si origjinale të Picasso-s në tregun e artit. Më vonë, ai u përpoq të shiste edhe veprën “De Staalmeesters” (“Mjeshtrat e Shoqatës së Endësve”) të Rembrandt-it për 120 milionë franga zvicerane...