Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!
Nga Basir Çollaku Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i kompanisë turke të përfshirë në këtë investim, në këtë kontratë, është K.A., një ish-deputet i partisë së presidentit Erdoğan, me të njëjtin qytet lindjeje me të, dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen. Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Zëvendëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj. Natyrisht, prangat tani...