Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe që dyshohet se po kontrabandonte drogë, njoftoi të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth. Ministri tha se sulmi vrau të gjashtë personat në bord. “Mbrëmë [të enjten], me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua”, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni, tha Hegseth në një postim në platformën X. “Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, sqaroi Sekretari...