Britani e Madhe, sekuestrim rekord i barnave të paligjshme për humbje peshe me injeksion

Britani e Madhe, sekuestrim rekord i barnave të paligjshme për humbje peshe me injeksion

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sekuestrimin më të madh të barnave të paligjshme për humbje peshe të regjistruar ndonjëherë. Agjencia bastisi një fabrikë që prodhonte mijëra injeksione të barnave të palicencuara në një depo në Northampton. Në total, u sekuestruan 2,000 shiringa me substancat tirzepatide dhe retatrutide, të cilat janë barna të pamiratuara në Mbretërinë e Bashkuar për humbje peshe, së bashku me dhjetëra mijëra shiringa bosh dhe kimikate të papërpunuara. Vlera e parashikuar e sendeve të sekuestruara tejkalon 250,000 paund, ndërsa u identifikuan afërsisht 20,000 paund në para të gatshme, të cilat vlerësohet se lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës. 🚨 Illegal weight loss medicine factory smashed in record MHRA raid Tens...