Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Grabitja spektakolare në Luvër/ Mbi 150 mostra ADN-je nën hetim, Prokuroria: “Shpresa të vogla” për të rikuperuar bizhuteritë
Autoritetet franceze po analizojnë më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera të gjetura në mjetet dhe pajisjet e sigurisë që grabitësit lanë pas, pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive të paçmuara nga Muzeu i Luvrit në Paris. Pesë ditë pas grabitjes që tronditi Francën, prokurorja e Parisit, Laure Becchio, deklaroi se ka “pak shpresë” që bizhuteritë të rikuperohen, por u shpreh “optimiste” për progresin e hetimeve, sipas The Guardian. Ajo tha për gazetën Ouest-France se “në 24 orët e ardhshme mund të kemi rezultate që do të na japin të dhëna të rëndësishme, veçanërisht nëse autorët kanë precedentë penalë”. Si ndodhi grabitja Banda mbërriti në Luvër në orën 09:30 të mëngjesit të së dielës, pak pasi muzeu u hap, duke përdorur...