Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht qytetarin: Më provokoi, kërkoj falje
Armend Zemaj KOSOVË-Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për një media në momentin kur ka ndodhur incidenti. Me anë të një postimi në rrjete sociale, vetë deputeti ka sqaruar incidentin, ku pretendon se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar. Zemaj pohon se duhet të kishte ruajtur qetësinë dhe kërkon falje publike. Postimi: Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në...