Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohet në Angli 34-vjeçari shqiptar, shpërndante kokainë për 800 klientë në ditë. EMRI
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi akuzohet se drejtonte një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit. I arrestuari është Meltjan Isufi, me origjinë shqiptare, i cili, sipas hetimeve, shiste doza kokaine për rreth 800 klientë në ditë. Sipas mediave britanike, Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas një hetimi të gjatë të policisë angleze. Hetimet nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine. Analizat laboratorike zbuluan ADN-në e Isufit në njërën nga pakot, duke çuar më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij. Gjatë sekuestrimit të telefonit të 34-vjeçarit, hetuesit zbuluan një bazë të gjerë klientësh, me mbi 800...