Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 apartamente të pabanuara

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 apartamente të pabanuara

Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale është llogaritur të jetë 632,936, me një sipërfaqe totale prej rreth 83.52 milion m², nga të cilat 56.06 milion m² janë të banuara/zëna,” thuhet në dokumentin shoqërues të projektligjit për rinovimin e stokut të ndërtesave. Plani Kombetar per Rinovimin e Banesave Më poshte dokumenti detajon me tabela kategoritë e ndërtesave të pabanuara. Sipas tyre, pjesa më e...