Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Bodrumit në Turqi, 14 të vdekur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në brigjet e Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore, ku një varkë që transportonte emigrantë është përmbytur, duke shkaktuar të paktën 14 viktima. Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi pas një telefonate emergjente, nga një shtetas afgan që kishte arritur të mbërrinte në një zonë shkëmbore dhe kërkoi ndihmë. Sipas mediave, varka me rreth 18 persona u fundos vetëm dhjetë minuta pas nisjes së saj. Deri më tani janë gjetur trupat e 14 viktimave, ndërsa dy persona kanë mbijetuar. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e dy personave të tjerë që konsiderohen të zhdukur, me pjesëmarrjen e katër anijeve të Rojës Bregdetare Turke dhe një helikopteri. Top Channel