Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hakeroi e-mailet e SPAK, GJKKO lë në qeli ish-zyrtarin e burgut Vlorë Zambak Gjoni
Zambak Gjoni TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në qeli ish-zyrtarin e burgut Vlorë, Zambak Gjoni. Ky i fundit akuzohet se ka ndërhyrë në emailet e disa prokurorëve ka arritur që të futet dhe të marrë disa informacione. Gjyqtari Erion Bani ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për Gjonin, pas shqyrtimit të kërkesës së të pandehurit për: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim”. GJKKO bën me dije se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e ditës së njoftimit. Njoftimi i GJKKO: 1. Kërkuesi Zambak Gjoni me datë 03.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet...