Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasja SHBA–Kanada, kryeministri i Ontarios reagon pas ndërprerjes së negociatave nga Trump
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, i është përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump i cili ndërpreu negociatat tregtare me Kanadanë, për shkak të reklamave të fundit televizive që protestonin kundër tarifave të SHBA-së. “Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë fqinjë dhe aleatë. Presidenti Ronald Reagan e dinte se ne jemi më të fortë së bashku. Zoti e bekoftë Kanadanë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara”, shkroi Ford në rrjetet sociale, pas kritikave të ashpra të Trump-it. Reagimi i tij erdhi pasi presidenti amerikan njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, duke e akuzuar Ontarion për përdorim “mashtrues” të zërit të ish-presidentit Ronald Reagan në një reklamë televizive që kritikonte tarifat tregtare. Trump deklaroi në platformën e tij Truth Social se reklama...