Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar/ Mbi 1 mijë persona grabisnin miliarda dollarë në mbarë botën
Më shumë se 1,000 persona, shumica shtetas kinezë, kanë kaluar këtë javë nga Mianmari në Tajlandë, pasi ushtria e Mianmarit kreu një operacion në një nga qendrat më të mëdha të mashtrimeve online në vend, bëjnë të ditur autoritetet tajlandeze. Qendrat e mëdha të mashtrimeve përmes internetit, të cilat kanë lulëzuar përgjatë kufirit të Mianmarit në vitet e konfliktit civil, janë kthyer në vatra të krimit kibernetik ndërkombëtar. Aty, shumë persona trafikohen e detyrohen të punojnë, ndërsa të tjerë pranojnë vullnetarisht, të joshur nga fitimet që arrijnë në miliarda dollarë. Autoritetet në provincën Tak të Tajlandës njoftuan se nga e mërkura deri të premten në mëngjes, 1,049 persona kishin kaluar kufirin në distriktin Mae Sot, pas sulmit në kompleksin e mashtrimeve “KK Park”. Mes personave...