“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

“Vëzhguesit ndërkombëtarë folën, tani u takon shqiptarëve, na takon ne,  është radha jonë”-deklaroi Sali Berisha, i cili po përgatit terrenin për protesta pas publikimit të raportit të OSBE/OHDIR që në leximin  që i ka bërë kryetari demokrat ka rrëzuar zgjedhjet. “Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë”-tha Berisha. Plani i Berishës është që revoltën ta shtrijë edhe përtej kufijve. “Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre. Është radha e...