Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
15 mijë euro garanci/ U përfshi në aksidentin ku vdiq 16-vjeçari, Gjykata e Fierit nxjerr nga burgu profesorin italian
Pavarësisht se aksidenti në Fier ku u përfshi pedagogu i njohur italian i Biologjisë, në Universitetin e L’Aquilws Michele D’Angelo përfundoi me vdekjen e një 16-vjeçari nga Patosi dhe plagosjen e tre të tjerëve, diplomacia ka bërë punën e saj dhe ai është lënë i lirë. Mediat italiane që prej më shumë se dy muajsh i kanë kushtuar artikuj të tërë burgosjes së shkencëtarit me famë ndërkombëtare, sot i bëjnë jehonë lirimit të tij falë ndërhyrjes së diplomacisë. Top Channel ka siguruar vendimin e gjykatës, i cili thekson se 44-vjeçari D’Angelo është lënë i lirë me kusht pas pagesës së 15 mijë eurove. Prokuroria e Fierit nuk ka mbyllur ende hetimet, por mediat italiane thonë se ekspertiza përfundimtare pritet ta nxjerrë të pafajshëm për akuzat...