Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

I dërguari special i presidentit rus, Vladimri Putin, ka mbërritur në SHBA për bisedime me zyrtarët e Donald Trump. Mediat britanike raportojnë se Kirill Dmitriev ndodhet në Uashington për bisedime ‘zyrtare’ vetëm, disa ditë pasi presidenti amerikan anuloi takimin me Putin në Hungari. Kirill pritet të takohet me zyrtarë të administratës Trump për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve SHBA-Rusi. Axios raporton se ai do të takohet me homologun e tij amerikan, Steve Witkoff. Koha e takimit të raportuar është e saktë, pasi vjen gjatë një jave në të cilën Rusia është përpjekur të veprojë në mënyrë sfiduese pavarësisht se është nën një sërë sanksionesh të reja nga SHBA-ja dhe BE-ja. Top Channel