Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me një motoçikletë, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me një motoçikletë, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Indi, pasi një autobus u përplas nga një motoçikletë dhe u mbulua nga flakët. Mediat vendëse raportojnë  se zjarri përfshiu autobusin ku u bllokuan dhjetëra pasagjerë përgjatë autostradës. Sipas një zyrtarit të lartë të policisë, motoçikleta u përplas nga pas me autobusin dhe ngeci nën të, duke shkaktuar shkëndija që ndezën rezervuarin e karburantit të autobusit. “Disa pasagjerë arritën të thyenin dritaret dhe të hidheshin jashtë, por të tjerë fatkeqësisht u dogjën përpara se ndihma të mbërrinte për ta”, njoftoi policia . Autobusi, me 44 pasagjerë, po udhëtonte nga Hyderabad në Bengaluru. Shumica e udhëtarëve ishin në gjumë në momentin e përplasjes. Shoferi tentoi të shuante zjarrin, por flakët u përhapën me...