Analiza e Politico/ Kredia 140 miliardë euroshe për Ukrainën, ja si e prishi planin e europianëve kryeministri i Belgjikës

Analiza e Politico/ Kredia 140 miliardë euroshe për Ukrainën, ja si e prishi planin e europianëve kryeministri i Belgjikës

Kredia prej 140 miliardë eurosh e Bashkimit Evropian për Ukrainën mbetet në ajër dhe duket se do të vonohet për të paktën dy muaj të tjerë pasi kryeministri belg Bart de Wever refuzoi të binte dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për ta financuar atë. Sipas Politico, Belgjika, një nga gjashtë anëtarët themelues të BE-së dhe një avokat tradicional i kompromisit europian, arriti ta dobësojë ndjeshëm tekstin përfundimtar të publikuar pas samitit të djeshëm në Bruksel. Rezultati nuk sjell ndonjë përparim të konsiderueshëm, por vetëm shtyn vendimin nëse do të vazhdohet me planin deri në takimin e ardhshëm të liderëve, duke rigjallëruar shqetësimet në lidhje me angazhimin e BE-së ndaj Kievit. Bart de Wever, i cili po përballet me presion të brendshëm, thotë...