Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Armë, municion luftarak dhe drogë/ Goditen rastet e gjuetisë së paligjshme, pesë të arrestuar gjatë natës në Shkodër
Pese persona janë arrestuar për gjueti të paligjshme gjatë natës në Shkodër. Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi kanabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër. Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën:...