Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Tom Doshi ia mbathi”, kreu i PSD i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës me miq dhe jo mes paranojash si ti
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Tom Doshi është arratisur nga vendi pasi ka dalë informacioni se do të arrestohej. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, të cilin e fshiu pak orë më vonë, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK. “Toma ia mbathi. Gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot do të paraqitej burrërisht në SPAK për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër arrestin për Doshin, aleatin...