Telefoni i çiftit Berberi zbuloi skemën abuzive/ SPAK – Ballukut: Paraqitu të hënën së bashku me një avokat!

Telefoni i çiftit Berberi zbuloi skemën abuzive/ SPAK – Ballukut: Paraqitu të hënën së bashku me një avokat!

Nga Fatjon Gjinaj SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për tu paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrtare nga SPAK kanë informuar se Balluku është thirrur për t’u paraqitur ditën e hënë e shoqëruar nga avokati. Procedura e shoqërimit me avokat, nënkupton automatikisht se statusi i personit lidhet me akuzë direkte, dhe jo thjesht marrje në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e një çështjes, pasi në ato raste thirret për të dhënë dëshminë. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme, ndërsa SPAK i tha zyrtarisht kërkesës së Syri Tv për informacion se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Fletë-thirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi, por nuk konfirmohet se për çfarë çështje bëhet fjalë, teksa Balluku është një nga...