sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar lajmin për urdh-arrestin e kreut të PSD-së Tom Doshi, ndërsa pak orë më vonë e fshiu postimin e tij nga rrjetet sociale. Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha thekson se indormacini që doli për Tom Doshin ishte nga SPAK. Kreu i demokratëve e cilesoi një shpifje e lëshuar nga vetë SPAK, të cilin e quajti ‘Qendra Kombëtare e Shpifjeve’.
“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si skapi i partisë do të quhet qendra kombëtare e shpifjes. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën se ka prere mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmit vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni si i bëjnë hetimet këta, imagjino ju teknikat e hetimit. Prandaj i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, kujtoni qendrën kombëtare të shpifjes. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.”, u shpreh Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.”, shkruante Berisha në postimin e tij, tashëm të fshirë.
Por, pas statusit Berishës, nuk ka vonuar reagimi i ish-deputetit Tom Doshi. Ai ka publikuar një foto duke pirë kafe dhe me puri në dorë, me disa miq të tij dhe siç thotë ai ndodhet në Tiranë.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi krahas fotos në reagimin e tij.