Trump nis turin e vizitave diplomatike në Azi, presidenti do të takohet me homologun kinez më 30 tetor

Trump nis turin e vizitave diplomatike në Azi, presidenti do të takohet me homologun kinez më 30 tetor

Presidenti amerikan, Donald Trump po nis një turne të madh në Azi, që konsiderohet tepër i rëndësishëm për ekonominë globale, gjatë të cilit do të takohet edhe me Presidentin kinez, Xi Jinping. Trump njoftoi të mërkurën një “udhëtim të madh” në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, vizita e tij e parë në rajon në mandatin e tij të dytë. Shtëpia e Bardhë të enjten përshkroi detajet e axhendës së Trump, duke konfirmuar kryesisht takimin e tij me Xi. Ai do të zhvillohet të enjten, më 30 tetor në Korenë e Jugut, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). “Të enjten në mëngjes, Presidenti Trump do të marrë pjesë në një takim dypalësh me Presidentin Xi të Republikës Popullore të Kinës përpara se...