Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta

Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta

Nga data 23 Qershor, që përkon me ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, e për 4 ditë me radhë vizitorë të shumtë do t’i drejtohen Fishtës së vogël e të madhit At Gjergj Fishta. Gjatë këtij shtegu do të ndalohen tek vendbanimi, por edhe në disa pika të tjera të fshatit, të cilat lidhen ngushtë me autorin e letrave shqipe. Gjatë këtij shtegu vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë ushqimet… “Mirë se ju ka pru Zoti”, kështu nisin banorët e Fishtës shtegun Fishtjan, e po ashtu nuk mund të mungojë një nga recetat e tyre tradicionale, petulla me mjaltë e djathë. Gjatë shtegut vizitorët do të njihen me disa nga poezitë e të madhit At Gjergj Fishta, por do shohin dhe shijojnë natyrën e bukur...