“Armani, Hugo Boss, Calvin Klein”, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit! Dyshohet se…

“Armani, Hugo Boss, Calvin Klein”, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit! Dyshohet se…

disa nga veshjet DURRËS- Në Portin e Durrësit janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara. Bëhet fjalë për veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Veshjet u konstatuan gjatë një kontrolli nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve. Mallrat në fjalë janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale. Burime bëjnë me dije se mallrat ishin me origjinë nga Kina dhe janë ndaluar në Sektorin e Konteinerëve, ndërsa ishin porositur nga një biznes në këtë shtet.  Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.