Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U ekstradua nga Spanja, GJKK konfirmon masën e arrestit për Juxhin Kokën
Gjykata e Posaçme konfirmoi masën arrest në burg që ishte caktuar në mungesë për 31-vjeçarin Juxhin Koka i ekstraduar nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Në seancën me dyer të mbyllura Koka nuk ka pranuar akuzën ndërsa mbrojtja e tij pretendoi se Koka nuk ka lidhje me vjedhjen e naftës dhe kërkoi një masë më të butë. Juxhin Kokës GJKKO i caktoi në shkurt të këtij viti masën ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të...