Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor
Ish-kandidati në listën preferenciale të koalicionit ASHM në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, duke e cilësuar atë si antikushtetues, për shkak se sipas tij kufizojnë të drejtën e kandidatëve për ankim administrativ dhe gjyqësor ndaj vendimeve të KQZ dhe KAS. Në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Kalaja pretendon se gjatë procesit të numërimit të votave në Qarkun Durrës janë kryer falsifikime dhe manipulime në disa kuti votimi, të kryera nga numërues në bashkëpunim me kandidatë të tjerë, me qëllim rritjen fiktive të rezultateve të tyre. Ai kërkoi nga KQZ pamjet filmike të procesit, ku sipas tij, evidentoi dhjetëra mospërputhje ndërmjet fletëve të votimit dhe tabelave përmbledhëse. Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të...