Zgjedhorja/ TCH zbardh variantin final për ngritjen e komisionit të posaçëm. Plotësohet kushti i PD për barazi, Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote

Zgjedhorja/ TCH zbardh variantin final për ngritjen e komisionit të posaçëm. Plotësohet kushti i PD për barazi, Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote

Dy partitë e mëdha po shkojnë drejt një formule të dakordësuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbardhur variantin final të Partisë Socialiste që plotëson kushtin e Partisë Demokratikë për barazi anëtarësh ne komisionin e reformës zgjedhore. Formula e parashikuar i le një karrige dy partive parlamentare që kanë më shumë se dy deputetë në Kuvend, që në bazë te zgjedhjeve të 11 majit rezulton të jenë PSD e Tom Doshit dhe Partia Mundësia e Agron Shehaj, ndërkohë që në projektvendim akomodohet dhe interesi i partive të tjera të vogla parlamentare si Shqipëria Bëhet e Adratik Lapaj dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit që kanë nga një deputet. Sipas dokumentin që Top Channel disponon ato...