Videoja virale e deputetit francez me orën Rolex/ Ironizon Berisha: Ministrat në Tiranë krenohen me to!

Videoja virale e deputetit francez me orën Rolex/ Ironizon Berisha: Ministrat në Tiranë krenohen me to!

Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka komentuar viodeon virale të ligjvënësit francez duke fshehur orën Rolex përpara se të jepte intervistën televiziev, ka hequr paralele më atë se çfarë ndodh me luksin e shfrenuar të minmistrave të kabinetit Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërsa: ‘Deputetit francez fsheh orën Rolex para intervistës, ministrat në Tiranë krenohen me to’.  Ironia e Berishës në platformën e tij sociale, vjen pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë dhe kabinetin ministror të Edi Ramës, përfshirë edhe atë vetë, në shpenzimet e luksit, në një kohë kur qyettarët vuajnë në minimum jetik.