Kapshticë/ Tentoi të kalonte ilegalisht me kamion një suedez, procedohet 52-vjeçari

Kapshticë/ Tentoi të kalonte ilegalisht me kamion një suedez, procedohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar u procedua penalisht, pasi tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj, që të kalonte ilegalisht kufirin, duke e fshehur në kamion. ‘Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas sudanez’, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare Kapshticë.   Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për kalim të paligjshëm të kufirit. ‘Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme’. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi...