Denoncimi i gazetarit: Në QSUT, biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi

Denoncimi i gazetarit: Në QSUT, biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një pretendim, i cili sic shprehet ai, nëse rezulton i vërtetë është skandali më i madh dhe më çnjerëzor në QSUT. Sipas disa dokumentave që mbajnë datën 25.07.2019, 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut. Ndër shumë deklarime të tjera, siç mund ti shihni në dokumetat e mëposhtme, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar, dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi. “Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë...