Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e ndikimeve politike dhe presionit mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në çështjet që kanë të bëjnë me Zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një postim në Facebook, Bardhi e cilëson Ballukun si “zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit”, duke thënë se gjurmët e saj të korrupsionit shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, prokurori i posaçëm, Dritan Premçi, është nën presion të madh, jo vetëm nga nivelet më të larta të pushtetit, por edhe nga segmente...