Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vodhi naftë dhe korruptoi punonjësit e policisë, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari shqiptar
Është arrestuar Juxhin Koka, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas ekstradimit nga Spanja. Ai akuzohet nga SPAK se në shkurt 2025 korruptoi punonjës të policisë dhe vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, në bashkëpunim me të tjerë. Operacioni ndërkombëtar “The Wanted”, i koordinuar nga Interpol Tirana dhe homologët e Madridit, mundësoi ekstradimin e tij. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale korrupsion, kontrabandë dhe vjedhje. Njoftimi: Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin...