Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori
Një 51-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 48-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën e Dibrës. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu, i arrestuari rezulton me precedent penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel