Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja: Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, jemi të lirë të kërkojmë votat tona

Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja: Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, jemi të lirë të kërkojmë votat tona

Aulon Kalaja në një prononcim për gazetarët u shpreh optimist se do të fitojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ish-kandidati i PD për deputet, pretendon se votat e tij janë vjedhur. Ndër të tjera Kalaja tha se në rast se nuk fitonnë Kushtetuese, hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut. “Jam shumë i bindur që do të fitoj çështjen në Kushtetuese. Ne nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, por jemi të lirë të kërkojmë votat tonë. Hapi i radhës është gjykata e Strasburgut, por mendoj se do ta fitoj këtu. Sigurisht që në Strasburg do ta fitoj.”, u shpreh ai. Top Channel