Pezullimi i lëvizjes me monopatina, ministrja Koçiu: Masë e nevojshme për sigurinë e qytetarëve

Pezullimi i lëvizjes me monopatina, ministrja Koçiu: Masë e nevojshme për sigurinë e qytetarëve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore. Koçiu u ndal te pezullimi i lëvizjes me monopatina, ku tha se ‘erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre’. “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit...