Gara për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu me gratë e Njësisë nr. 9: Plani ynë Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët dhe familjet

Gara për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu me gratë e Njësisë nr. 9: Plani ynë Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët dhe familjet

Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorët e qytetit për të ndarë vizionin e saj për Tiranën 2030, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e Njësisë nr. 9. Në këtë takim, Manastirliu theksoi rëndësinë e forcës së komuniteteve dhe të punës së përbashkët për të ndërtuar një qytet më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës. “E di mirë se çfarë nevojash ka Tirana. Besimin ua kërkoj Njësisë 9, të gjithë qytetarëve të Tiranës, për disa arsye. Unë besoj te përbashkimi, te fuqia e bashkimit të njerëzve të zakonshëm edhe te ndryshimi që ata sjellin kur bëhen bashkë. Unë besoj tek puna, edhe mendoj që nëse ka një fije lidhëse te të gjithë ata që...